PS nis fushatën e anëtarësimeve në Tiranë
TIRANË- Partia Socialiste nisi të shtunën zyrtarisht fushatën e anëtarësimeve në Tiranë. Në një konferencë për shtyp Sajmir Tahiri, kryetar i PS-së për degën Tiranë, theksoi se të gjitha strukturat e kësaj partie janë mobilizuar për të dyfishuar anëtarësimet në kryeqytet, në funksion të fitores në zgjedhjet e ardhshme të 2013-s.
"PS hap dyert për t’i dhënë rrugë një procesi të pandalshëm për t’u bashkuar me të gjithë ata që sot më shumë se kurrë, kanë një arsye për t'u bashkuar me ne dhe me këdo që beson te vlerat", deklaroi Tahiri.
Në këtë kuadër, tha ai do të ngrihen 11 pika anëtarësimesh në 11 njësitë e Tiranës, si dhe 2 pika të lëvizshme po për këtë qëllim. "Strukturat e PS-së së Tiranës në çdo njësi, anëtarët e thjeshtë në çdo organizatë socialiste, janë përgatitur për të filluar menjëherë nga puna me një qëllim të përbashkët, dyfishimin e anëtarësisë së PS-së në Tiranë", tha Tahiri.
Më tej, ai theksoi se fushata e anëtarësimeve në Tiranë është rruga për t’u bërë bashkë me ata që nuk pranojnë rrënimin që ofron qeveria e Sali Berishës, por duan mundësi të reja për vete, familjen, Shqipërinë e shqiptarët.
"Programi ynë “Për një Rilindje Shqiptare” është rruga jonë dhe e çdo qytetari të ndershëm të këtij vendi. Ndaj dhe fushata e anëtarësimeve në Tiranë është vetëm fillimi i kësaj rruge për të punuar e fituar zgjedhjet e ardhshme, në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, në emër të Rilindjes Shqiptare", u shpreh Tahiri
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS nis fushatën e anëtarësimeve në Tiranë