E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klejda Tare sjell romantizmin rus me tingujt e pianos

Orkestra Simfonike e RTSH zhvillon një tjetër koncert në kuadër të Stinës Koncertore 2008-2009
Ka vite që zhvillon koncerte, duke u renditur përkrah emrave të talentuar të artistëve shqiptarë. Pianistja Klejda Tare këtë herë luajti në piano për publikun në kuadër të Stinës Koncertore të Orkestrës Simfonike të RTSH. Koncerti i cili u zhvillua në skenën e Akademisë së Arteve, përcolli për publikun emocion me tingujt e veprave të Çajkovskit, Prokofievit etj. Në këtë koncert ishte i ftuar dhe dirigjenti rus Mark Kadin. E veçanta  e këtij sezoni koncertor të muzikës klasike në kryeqytet është se ai vjen këtë herë dhe me aktivitete të tjera të muzikës klasike, pasi kanë qenë dhe disa festivale që janë zhvilluar këtë sezon pranveror në kryeqytet, duke sjellë një atmosferë të mrekullueshme me magjinë tingujve klasikë për publikun. Pianistja Tare këto kohë ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur artistik,jo vetëm duke interpretuar në Stinën Koncertore të Orkestrës Simfonike, por dhe në edicione të tjera të muzikës klasike që janë zhvilluar këto kohë në vendin tonë. Kështu në aktivitetet kulturore të Klasik në skenat shqiptare janë ngjitur emra të talentuar artistësh, të cilët janë pëlqyer dhe duartrokitur nga publiku. I tillë ishte dhe koncerti që u zhvillua para disa ditësh në skenën e Akademisë së Arteve, ku u performuan romancat ruse, me protagoniste pianisten Klejda Tare dhe këngëtaren ruse Olga Mitrofanova. Pianistja është aktivizuar në festivale të shumta si Vjeshta e Tiranës, Tirana Music Festival, etj në të cilët ka interpretuar një repertor nga klasikët deri tek bashkëkohorët si dhe ka sjellë për herë të parë vepra të autorëve shqiptarë. Në një prononcim dhënë për gazetën ajo tregon se: Ky ishte koncerti im i parë me Olgën dhe besoj se është gjithashtu edhe koncerti i parë me romanca ruse që zhvillohet në Shqipëri. Ndihem mirë që ai u mirëprit. Ndërkohë për të gjithë ata që e adhurojnë muzikën klasike Çajkovski, kompozitor rus, është një prej romantikëve më të njohur. Ka shkruar shumë koncerte dhe muzike teatrale shumë të njohura si Liqeni i Mjelmave, Arrëthyesi, Uvertura, Koncerti Nr. 1 për piano, simfonitë, opera Eugen Onegin, etj. Duke përpunuar në vazhdim stilin e tij, shkroi në të gjitha gjinitë, gëzoi sukses të madh, por nuk qe asnjëherë i qetë, dhe kaloi kriza të forta dhe depresione, shkatërroi familjen për shkak të deviacioneve të tij Meck. Me gjithë këto turbullira, reputacioni i tij u rrit gjithnjë, u nderua nga Cari, i cili i caktoi edhe pension të përjetshëm. Vdiq pa pritur në moshën 53 vjeçare nga kolera, por disa thanë që u vetëvra. Me gjithë famën e tij u gjykua shumë nga kritikët, kompozitorët por ai asnjëherë nuk i përfilli këto. Shëtiti shumë gjithmonë në vende të ndryshme. Bukuroshja e Fjetur është muzikë baleti me tre akte, partitura u plotësua me1889 dhe është i dyti nga tre baletet e tij, me libret te Ivan Vsevolozhsky. Koreografi i parë është Marius Petipa, u shfaq në Teatrin Imperial të St. Petersburgut me 1890, është një partiture mjaft fine, bën pjesë në repertorin klasik dhe është një nga më të famshmet në botë. Në këtë mbrëmje koncertore nuk munguan dhe vepra të një tjetër kompozitori. Sergei Prokofiev është një tjetër kompozitor rus me famë botërore. Kompozoi operën The Gambler me subjekt të Dostojevskit, Simfoninë e parë, Koncertin në Re +, gjithmonë me elementë kontemporane. Në Paris kompozon koncertin Nr. 3. Më 1922 shkon në Bavari me të ëmën për tu inspiruar. Konsiderohet kompozitori më i madh i shekullit XX. Simfonia Nr.1 është kompozuar sipas stilit të Hayden-it por me praktika të ndryshme kompozicionale. E nisi veprën gjatë studimeve në konservator ku pedagogu Sherepin mësonte studentet për dirizhimin e veprave të Hayden-it. E përfundoi gjatë pushimeve në fshat. Përdori aty pjesë që i kishte kompozuar më parë për piano.
E quajti neoklasike në ndryshim nga Hayden-i, kjo e bëri shumë popullor dhe shumë tema të kësaj jepen si muzike ilustrative në televizione. Koncerti Nr 3.u nis në 1913 kur po punonte (temën me variacione), ku dhe është bazuar, e rishikoi në 1917, s'qe plotësisht i bindur dhe e mbaroi në Britani gjate pushimeve. Premiera u dha në Chicago ku luajti vetë. Nuk pati shume sukses, por u deshën pak vite që vepra të fitonte popullaritet të plotë, në Paris në 1922 dhe në 1925 në Moskë. Koncerti u dirigjua nga Mark Kadin, i cili sot është një nga dirigjentët e rinj më të njohur në Rusi. Është për të pestën herë dirigjent kryesor i Orkestrës Simfonike të Krasnojarskut (Siberi) dhe ka bashkëpunime të rregullta me shumë orkestra evropiane duke synuar Afrikën e Jugut dhe Skandinavine. Mbaroi me Medalje Ari Akademinë Muzikore të Moskës. Iu kushtua muzikës kontemporane, punoi me Ansamblin e Muzikës Moderne të Moskës, Studion e Muzikës së Re, me të cilët bëri turne në Belgjikë, Holandë. Ka regjistrime me SEM, Kënga e Botës, për fondin e Radios Ruse, etj. Aktualisht bën 40 koncerte për sezon, i apasionuar dhe me muzikën korale, ka interpretuar Rekuiemin e Kabalevskit duke e vënë në skenë pas 30 vitesh.
Aktiviteti artistik i pianistes
Klejda Tare ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura,dega Piano, me prof. Nora Çashku  2000-2004. Fituese e Medaljes së Artë. Në 2000 mbaron shkollën e mesme artistike T.T Koço, Korçë. Ka marrë pjesë aktive pothuajse në të gjithë Master-Classes që janë zhvilluar në Tiranë gjatë periudhës 1998-2008. Në 2008 merr pjesë në master kurset e Tirana Music Festival me M.T. Carunchio (Argjentinë), ku fiton 1 bursë studimi për vitin 2009 në Akademinë Superiore të Muzikës në Perugia (Itali). Ka marrë pjesë në mjaft konkurse kombëtare e ndërkombëtare ku i janë akorduar çmime. Pianistja është aktivizuar në festivale të shumta si  Vjeshta e Tiranës, Tirana Music Festival, Edicioni VII i Çesk Zadeja Festival, në të cilët ka interpretuar një repertor nga klasikët deri tek bashkëkohorët si dhe ka sjellë për herë të parë vepra të autorëve shqiptarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›