E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, gati projektit i ri dy vjeçar për parkun arkeologjik në Hadrianopol

Prezantohet projektit i ri dy vjeçar në funksion të një parku të ri arkeologjik në Hadrianopol afër fshatit Sofratikë në rrethin e Gjirokastrës. Në këtë projekt partneri kryesor i palës italiane, e cila përfaqësohet nga Rajoni i Markeve dhe Universiteti Maceratës, është Këshilli i Qarkut Gjirokastër. Impenjimi i këtij organi sipas drejtuesve të tij, ka qenë edhe shpallja e zonës së mbrojtur arkeologjike të Hadrianopolit para dy viteve. Sipas përfaqësuesve italianë, ky projekt ka si qëllim të jetë në vazhdën e aktiviteteve që kanë nisur prej kohësh duke përmendur edhe projektin TAU (Teatri Antichi Uniti), financim i Rajonit të Markeve-Itali, të cilët kanë si qëllim lindjen dhe organizimin e Parkut Arkeologjik të Hadrianopolit në fshatin Sofratikë. Territori i zënë nga qyteti romak i Hadrianopolit, është në pjesën më të madhe nën shtresat e dheut. Sipas specialistit italian Roberto Perna, sot është zbuluar vetëm Teatri Antik dhe një pjesë e zonës urbane të zbuluara gjatë gërmimeve që po kryhen prej vitit 2005 e në vazhdim nga Universiteti i Maceratës në Itali. Territori i Luginës së Drinos, është plot me pasuri arkeologjike të një rëndësie mjaft të madhe që duhet të njihen për të vazhduar me instrumentet e planifikimit që do të finalizohen. Për zotin Perna, objektivi i projektit në fjalë është fillimi, organizimi dhe strukturimi i parkut në mënyrë që të bëhet një mjet tutelimi dhe vlerësimi për gjithë territorin përreth. Për specialistët italianë që ishin pjesëmarrës në prezantimin e projektit të djeshëm në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, ky aktivitet parashikon riçeljen e kanalit për kullimin e ujërave të shiut që grumbullohen në zonën e Amfiteatrit duke rivënë në funksion rrjetin e shkarkimit të ujërave të shiut në lumin Drino. Sipas organizatorëve të aktivitetit të djeshëm promovues të projektit, realizimi i një spektakli do të sillte rezultate të prekshme për rigjenerimin e kësaj zone dhe nga ana tjetër do të prezantojë këtë realitet si një potencial zhvillimi ekonomiko-kulturor. Ky spektakël, i dyti brenda një kohe të shkurtër, do të jetë një bashkëpunim me Provincat e Askoli-Picenos dhe Maceratës në Rajonin e Markeve në Itali. .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›