E Diel, 1 Nëntor 2026

Klerët budistë në avion privat, veshje dhe teknologji si yje Rock-u (VIDEO)

yjeeeTailandë- Dy murgjë budistë në bordin e një avioni privat dhe në posedim të sendeve e tabletave teknologjike të shtrenjta kanë tronditur perceptimin dhe opinionin e shoqerisë tajlandeze dhe jo vetëm.

Ata janë protagonistët e një videoje të postuar në YouTube që ndezi një polemikë në Tajlandë në lidhje me stilin e jetës së klerit kombëtar.

Në filmim, i cili ka marrë mbi 200.000 pamje, dy murgjit janë duke u përgatitur për t’u relaksuar në vende prej ‘pelushi’, veshur alla stil ‘Top Gun’ me syze dielli të modes.

Mbi ndenjësen tjetër duket një çantëudhëtimi e markës luksoze ‘Louis Vuitton’, ndërsa një nga të dy dëgjon muzikë me iPod.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›