E Diel, 1 Nëntor 2026

Kleriku i moderuar drejt fitores së rrethit të parë

Rezultatet e pjesshme nga zgjedhjet presidenciale të Iranit tregojnë se kleriku i moderuar, Hassan Rohani, shkon drejt fitores së rrethit të parë, me më shumë se 50 për qind të votave.

Me më shumë se 8 milionë vota të numëruara, Ministria e Brendshme ka thënë se Rohani ka mbi 52 për qind të votave - një epërsi e lehtë nga 50 përqindëshi i nevojshëm për fitoren.

Rezultatet tregojnë po ashtu se kryebashkiaku i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf, është i dyti me 17 për qind.

Nëse është e nevojshme, rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet javën e ardhshme, më 21 qershor, transmeton REL.

Autoritetet kanë thënë se pjesëmarrja në zgjedhjet e së premtes ka qenë mbi 70 për qind.

Rreth 50 milionë qytetetarë me të drejtë vote kanë mundur të zgjedhin midis gjashtë kandidatëve pasardhësin e presidentit në largim, Mahmud Ahmadinejad, i cili ka shërbyer dy mandate. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›