E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Klienti" grabit taksistin me dhune

Tirane- E mashtron si klient qe deshironte te udhetonte drejt Durresit, por e kercenon gjate rruges me arme dhe i grabit taksine. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se premte ne Tirane, prane "Rruges se Durresit". I demtuari ka qene nje 50-vjecar qe punonte ne sherbimin taksi gjate oreve te nates, por nuk ka dyshuar tek paraqitja e klientit dhe qellimet qe ai kishte. Burime zyrtare thane se pas nje ndjekjeje prej tre oresh, munden te gjenin te braktisur ne Durres makinen tip "Benz" dhe te arrestonin te dyshuarin Vladimir Peposhi, 21-vjec, banues ne fshatin Domje.

Taksisti ka marre ne telefon sallen operative te Komisariatit nr. 5 ne Kamez, pasi edhe ngjarja ka ndodhur ne autostraden Tirane-Durres, qe eshte nen juridiksionin e ketij komisariati. Pasi kane dale nga Tirana ne drejtim te Durresit, sipas deshmise se te demtuarit, Peposhi qe ndodhej i ulur ne sedijen e pasme, e ka kercenuar me jete. Ne dore ka pasur nje arme te ftohte qe e ka ndjere ne trup, pa i vene re nese ishte thike apo kacavide dhe me force eshte detyruar te zbrese. Per shkak te erresires, taksisti nuk ka pare me asgje, por i dyshuari eshte zhdukur se bashku me makinen. Ai i ka dhene detaje per mjetin policise, tipin e makines, ngjyren dhe targat, si dhe karakteristikat e 21-vjecarit. Patrullat e Policise se Tiranes, ne bashkepunim me ato te Durresit, kane organizuar edhe operacionin me ngritjen e disa postblloqeve, kryesisht ne qytetin bregdetar. Taksisti ka deshmuar se i riu i kishte thene qe te shkonte per ne fshatin Domje, por kur kishin mberritur e ka kercenuar dhe grabitur.

"Nga puna hetimore e kryer nga specialiste te Hetimit te Krimit prane Komisariatit nr. 5, u mundesua kapja e te dyshuarit Vladimir Peposhi, se bashku me mjetin tip taksi te vjedhur, ne afersi te stacionit te trenit ne Durres", njoftoi mbreme zedhenesja e policise, Alma Katragjini. Gjate paraqitjes per njohje, taksisti ka identifikuar agresorin qe ishte hequr si klient, ndersa ka deshmuar se nuk eshte dhunuar. Per kete shkak grupi hetimor i ka kaluar dosjen Prokurorise se Tiranes nen akuzen e "vjedhjes me dhune".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›