E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klik Ekspo Group Topi merr medaljen Shqiponja e Arte te Biznesit

Presidentit te Republikes Bamir Topi iu akordua dje medalja Shqiponja e Arte e Biznesit nga lsquoKlik Ekspo Group dhe Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Tiranes. Medalja me motivacionin lsquoPer kontributin e shquar ne promovimin dhe evidentimin e vlerave te biznesit gjate diplomacise ekonomike dhe per ndihmesen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme per sipermarrjet shqiptare i eshte dorezuar gjate vizites qe ai beri ne Panairin Nderkombetar Klik Ekspo Group 2010 te organizuar ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane ne te cilin jane ekspozuar prodhime te larmishme te sipermarresve vendas dhe te huaj. Presidenti Topi u prit nga drejtuesi i Klik Ekspo Group Luan Muhametaj dhe nga kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes zoti Nikolin Jakaj perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane perfaqesues te dhomave te tregtise dhe institucioneve te huaja qe marrin pjese ne Panair si dhe nga nje perfaqesi e perzgjedhur sipermarresish shqiptare dhe investitoresh te huaj te cilet kane ekspozuar ne kete edicion te 17-te te ketij evenimenti te rendesishem nderkombetar. Pasi vizitoi stendat dhe pavijonet ku ishin te ekspozuara prodhimet me te fundit te firmave te ndryshme shqiptare dhe te huaja duke u ndalur ne shume prej tyre sidomos ne stendat e firmave nga Kosova dhe vende te ndryshme te Ballkanit presidenti Topi iu pergjigj interesimit te madh te mediave te pranishme lidhur me Panairin qe vjen Cdo vit me nje fizionomi te re me me shume pjesemarres me shume cilesi dhe me shume pervoje. Urimet me te mira ne kete dite te bukur feste per shqiptaret. Kreu i Shtetit ka falenderuar Klik Ekspo Group per medaljen e akorduar. Pergjithesisht gjate veprimtarise sime jam mesuar te jap medalje keshtu qe sot eshte nje dite e vecante qe po marr nje cmim i cili patjeter me gezon por edhe me impenjon me shume - tha ai. Topi i ka bere apel politikes qe te promovojne me tej biznesin. Gjithmone kam qene i ndergjegjshem se biznesi sidomos ai biznes i krijuar ne vitet e tranzicionit shqiptar ka qene promotori i ekonomise shqiptare. Ne krenohemi me kete arritje te radhes se biznesit shqiptar i cili ne bashkepunim me ate te huaj kryesisht me ate rajonal i ka dhene nje fizionomi te re ekonomise shqiptare. Pa dyshim qe institucionet dhe politikanet e kane per detyre ta promovojne biznesin ti promovojne te gjitha elementet e nje ekonomie kapitaliste ne Shqiperi por jeni ju ata qe konsideroheni aktore te drejtperdrejte ne terren ku patjeter i jepni shansin politikes qe te krenohet me ekonomine por te krenohet ne radhe te pare me arritjet tuaja - tha Presidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›