E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronari i godines se LSI PS-ja shpif do te padis papagallin e saj

Reagon Ajtyresa Te nise hetimi

Akuzat e fundit te ardhura nga Partia Socialiste ndaj kreut te LSI-se Ilir Meta per mosdeklarim te pasurise ku u perfshi edhe godina aktuale e kesaj force kane marre diten e djeshme nje reagim te pronarit te godines Muharrem Berisha. Sipas tij akuzat e PS-se jane vetem shpifje dhe ne to nuk ka asgje te vertete. Ndertesa e selise se LSI-se eshte prone imja te cilen e kam blere qe ne vitin 2006 me nje kredi me afat shlyerje prej 20 vjetesh dhe duke qene nje nga themeluesit e kesaj force e kam vene ne dispozicion te saj kundrejt qirase per kryerjen e aktivitetit te saj politik - theksoi Muharrem Berisha anetar i Keshillit Drejtues Kombetar te LSI-se. Ai u shpreh se godina e LSI-se ka qene edhe me pare kur kjo force ishte ne koalicion me Partine Socialiste. Selia e LSI-se per te cilen shpif sot papagalli i Edi Rames ka qene po ajo edhe me 2007 kur Edi Rama vinte e na lutej per ti dhene vota per tu bere kryetar i Bashkise se Tiranes por atehere per te cdo gje ishte e rregullt ndersa sot jo - u shpreh Berisha. Gjithashtu ai theksoi ne fjalen e tij se nese Edi Rama ka probleme politike dhe personale me Ilir Meten le te perballet ballazi me te dhe te mos preke emrin si dhe te pergojoje bizneset e tij. Ai nuk duhet te guxoje te preke emrin tim si dhe pergojoje bizneset e mia te ngritura me djerse dhe me sakrifice. Duke u ndier i cenuar ne dinjitetin tim si qytetar do te padis papagallin e Edi Rames ditet e ardhshme ne gjykate pasi mua smund as te me marrin neper kembe as te me vene gjoba sic jane mesuar me te tjeret - ka theksuar pronari i godines se LSI. Por menjehere reagoi edhe selia roze nepermjet anetares se Asamblese Megi Ajtyresa. Ajo i konsideroi deklaratat e Muharrem Berishes pronarit te godines se LSI-se si polemike ne nje dite feste. Shprehim keqardhje per deklaraten e Muharrem Berishes qe kerkon te shkaktoje polemika ne nje dite feste ku ai u kthye ne nje mburoje te verber te Ilir Metes - tha Ajtyresa. Sipas saj nuk eshte e nevojshme qe te behet avokati mbrojtes ndaj Metes por duhet vetem hetim. Nuk ka asnje nevoje per justifikime por vetem per hetim. Partia Socialiste i ben edhe nje here thirrje Prokurorise dhe Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurise te nisin menjehere hetimin duke u bazuar edhe ne deklaraten e sotme te zotit Berisha por edhe ne te gjitha shitblerjet qiramarrjet e qiradheniet e pronave te kesaj partie te cilen shqiptaret tashme e kane kuptuar se eshte thjesht dhe vetem nje SHPK - nenvizoi Ajtyresa. Prej disa ditesh Partia Socialiste ka nisur nje sulm te ashper ndaj kreut te LSI-se Ilir Meta duke e akuzuar ate per mosdeklarim te plote te pasurise. Ne njeren nder keto akuza perfshihet edhe ajo per godinen e LSI-se ku sipas Partise Socialiste kjo godine eshte blere nga Ilir Meta dhe forca e tij politike. Por nga deklarata e fundit e pronarit te godines ku eshte vendosur LSI-ja Muharrem Berisha kjo akuze nuk eshte aspak e vertete pasi sipas tij godina eshte ne pronesi te tij dhe LSI-se i eshte dhene me qira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›