Ish-presidenti Moisiu Qytetar Nderi i Lipjanit ne Kosove
Ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu eshte nderuar dje ne Diten e Flamurit me cmimin Qytetar Nderi i Lipjanit. Me kete cmim e ka dekoruar kryetari i Lipjanit Shukri Buja bashke me te gjithe kuvendaret dhe stafin politik te kesaj komune. Megjithese kam kaluar shume situata ne jeten time prape se prape impresionimi eshte i pashmangshem per nderin qe po me beni dhe aq me teper qe ky nder perkon me Diten e Flamurit festen me te madhe te shqiptareve kudo qe jane ndersa eshte edhe nje koincidence shume e bukur me ditelindjen e Heroit te Luftes se Kosoves Adem Jashari ka thene ish-kreu i shtetit shqiptar Moisiu porsa ka marre cmimin Qytetar Nderi i Lipjanit. Ai ka shprehur kenaqesine personale per vleresimin qe i eshte dhene si tregues te respektit dhe konsiderates ndaj intelektualeve dhe politikaneve te tjere te Shqiperise sic ka thene ai per gjithcka qe bene ne mbeshtetje te clirimit dhe te pavaresise se Kosoves. Ju ve ne dijeni se i perkas nje brezi intelektualesh shqiptare te cilet qe ne bankat e shkolles fillore kane kenduar me dashuri e dhimbje per Kosoven martire. Mund te them se ne klasen e dyte e te trete fillore kendonim lsquoPer Kosove e Cameri ja vdekje ja liri ka shtuar Moisiu. Per me teper ai ka thene po ashtu se qysh ne kohen kur ishte ne krye te shtetit shqiptar ne te gjitha takimet dhe diskutimet nderkombetare ka kerkuar qe Kosova te jete shtet i pavarur per tu zhvilluar ne kuader te BE-se dhe NATO-s ne menyre te vazhdueshme. Ne te gjitha takimet diplomatike kam kerkuar liri e pavaresi per Kosoven. Kam ndare me popullin e Kosoves si gezimet dhe hidherimet sikurse per gjithe shqiptaret kudo qe ata jetojne dhe eshte kenaqesi per mua qe ju pasardhesit e Leke Dukagjinit te madh me bete nje vleresim te tille ka pohuar ai.