Harasani kunder Rames Rikthimi ne protesta i pajustifikueshem

Harasani Refuzimi i buxhetit bojkot ndaj Kuvendit
Vendimi i Partise Socialiste per tu rikthyer ne protesta kunder qeverise dhe kryeministrit Berisha shihet si nje levizje e gabuar dhe pa perspektive nga anetari i kryesise se kesaj partie Andis Harasani. Ne nje deklarate te tijen diten e djeshme ai i konsideroi protestat si nje nisme te pajustifikueshme sepse jane kthyer ne shqetesim per qytetaret. Rikthimi i protestave eshte nje vendim i pajustifikueshem i Partise Socialiste pasi jane bere te bezdisshme per qytetaret. Partia Socialiste ne vend qe te merret me pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme vendore merret me protesta - tha Harasani. Keshtu sipas tij eshte me e rendesishme qe selia roze tashme te fokusohet tek zgjedhjet e ardhshme vendore dhe te jape kontributin e saj ne reformen zgjedhore per te bere te mundur realizimin e zgjedhjeve me standarde evropiane. Por kritikat e Harasanit ndaj PS-se dhe kreut te saj Rama per menyren e drejtimit te kesaj force vazhduan edhe me tej. Anetari i kryesise se PS-se u shfaq hapur edhe kunder sjelljes se opozites ne Parlament diten e votimit te projektbuxhetit te vitit 2011. Sipas Harasanit prania e socialisteve ne Kuvend por pa votuar eshte nje forme bojkoti ndaj ketij institucioni. Refuzimi i projektbuxhetit te vitit 2011 eshte ne vazhdimesine e bojkotit te Parlamentit qe ben PS-ja e cila paraqitet vetem sa behet liste-prezenca.Partia Socialiste duhet te paraqiste nje buxhet faktik qe te ishte sa me e besueshme ne debate - u shpreh Harasani. Gjithashtu deputeti socialist shprehu mendimin e tij edhe ne lidhje me nismen me te fundit te Partise Socialiste dhe kreut te saj Edi Rama per ngritjen e Akademise Politike. Sipas tij kjo Akademi eshte e pavend pasi ne te vetem akademike nuk ka. Partia Socialiste nuk ka akademike te mirefillte.Ngritja e Akademise Politike me duket e pavend qe nga fakti se Rexhep Mejdani nje nga akademiket e njohur edhe ne PS eshte lene jashte - nenvizoi Harasani. Anetari i kryesise socialiste ka qene kritik shpeshhere per aksionet politike te ndermarra nga Edi Rama qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Si anetar i Levizjes per Mendimin Ndryshe nje levizje qe doli kunder bojkotit te Parlamentit qe ne heren e pare te artikulimit te kesaj ideje ne seline roze Harasani se bashku me emra te tjere te rendesishem te PS-se si Ben Blushi apo Kastriot Islami e kane kundershtuar hapur politiken e ndjekur nga kryesocialisti Rama. Per keta deputete protestat dhe bojkoti ndaj Parlamentit kane qene gjithmone veprime politike teper te gabuara nga ana e kreut te socialisteve.