E Shtunë, 31 Tetor 2026

28 Nëntori festohet në "Piaza"

Për nder të 28 nëntorit, bar restaurant "Piaza" ka mbledhur deputetë, artistë dhe biznesmenë shqiptarë për të festuar Ditën e Çlirimit. Pas interpretimit të himnit kombëtar, hapja e kësaj mbrëmjeje u bë nga artistët shqiptarë, ku gjatë gjithë kohës aktiviteti u shoqërua me poezi dhe këngë nga artistët më të shquar.
Ndërkohë pronari i "Piaza-s" Kadri Morina është shprehur se ky lokal tashmë ka krijuar një traditë për të mbledhur figurat e njohura në raste të veçanta për vendin.
Ndezja e fishekzjarreve në nder të festës së Pavarësisë ishte edhe nje moment i veçantë i kësaj mbrëmjeje festive.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›