E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Rritja e energjisë në masën 44%, jo normale



Kërkesën e OSSH-së për të rritur energjinë me një nivel afro 44%, ministri i Ekonomisë nuk e ka quajtur normale. Ndonëse pozicioni i tij nuk ka lidhje institucionale me ndryshimin e çmimit të energjisë, ai ka pranuar se një rritje e tillë është e papërballueshme për konsumatorët shqiptarë. Ndonëse ai pranoi se nuk ka të drejtë të ndërhyjë, ka kërkuar nga ERE të rishikojë vendimin para se të miratojë çmimin e rritur të energjisë, që do të nisë të aplikohet në janar 2010

Rritja e çmimit të energjisë në nivelin 44 për qind, bazuar në kërkesën që ka bërë OSSH-ja pranë Entit Rregullator të Energjisë, nuk është quajtur normale nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. I pyetur dje nga mediat gjatë vizitës që ai i bëri panairit Klik Ekspo Group, ministri nuk nguroi të deklarojë se nuk e quan normale një rritje të tillë dhe krejt të papërballueshme nga konsumatori shqiptar. Ndonëse pozicioni i tij nuk ka lidhje institucionale me ndryshimin e çmimit të energjisë, ai ka pranuar se një rritje e tillë është e papërballueshme për konsumatorët shqiptarë. Ndonëse ai pranoi se nuk ka të drejtë të ndërhyjë, ka kërkuar nga ERE të rishikojë vendimin para se të miratojë çmimin e rritur të energjisë, që do të nisë të aplikohet në janar 2010. “Ndonëse nuk kam më të drejtë të ndërhyjë, e vetmja gjë që më mbetet është t’i bëj thirrje Entit Rregullator të Energjisë (ERE) të rishikojë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike”, - deklaroi dje ministri Prifti.

Pavarësisht kërkesës publike të bërë nga ministri Prifti, pritet që Enti Rregullator, institucioni përgjegjës për rritjen e çmimit të energjisë, që të bëjë publik vendimin e tij në datën 15 dhjetor 2009. Pak ditë më parë, ERE organizoi një seancë dëgjimore me grupet e interesit për rritjen e çmimit të energjisë, ku palët argumentuan nevojën e rritjes së çmimit. Në këtë takim OSSH-ja bëri të ditur se kërkesa e saj është për një rritje prej afro 44 % të çmimit të energjisë elektrike. Ku në vitin 2010 rritja do të jetë 23 për qind dhe pjesa tjetër e rritjes do të bëhet në vitin 2011. Çmimi i energjisë aktualisht është 7 lekë deri në 300 kilovat dhe 12 lekë mbi 300 kilovat. OSSH kërkon që çmimi i energjisë të jetë 9.5 për qind, ku bashkë me TVSH ai pritet të arrijë 10 lekë kv.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›