E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor në Kinë, vdesin 15 fëmijë

Të paktën 15 nxënës kanë mbetur të vdekur dhe 8 të tjerë janë plagosur teksa autobusi i shkollës doli jashtë rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në provincën Jiangsu në Kinën Lindore ku autobuzi i nxënësve të klasave fillore për t`iu shmangur përplasjes me një makinë doli jashtë rruge.

Ky aksident vjen pikërisht në kohën kur në Kinë po debatohet për sigurinë e autobusëve të shkollave.

Muajin e kaluar, 19 nxënës dhe dy të rritur u vranë kur autobusi i shkollës së tyre u përplas me një kamion në veriperëndim të provincës Gansu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›