Klima/ Ki Moon, thirrje për veprim

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka bërë thirrje për veprim lidhur me ndryshimet klimaterike që po prekin gjithnjë e më shumë botën. Në një takim me përfaqësues te qeverisë amerikane ai ka ngritur zërin së bashku me guvernatoirn e New Yorkut, Michael Bloomberg, për një plan për të bërë të mundur reduktimin e efekteve negative që ndikojnë në çështjen e klimës. Gjatë një konference të përbashëkt për shtyp dhënë në afërsi të selisë së Kombeve të Bashkuara, në New York të marten, Ban Ki Mun dhe Bloomberg lançuan planin "Java e klimës në New York". Ky plan do të zbatohet për periudhën 21 deri në 25 shtator dhe do të zhvillohet nga 21 deri në 25 shtator dhe do të fokusohet në faktin se qeveritë, bizneset dhe qytetarët mund të reduktojnë emetimet e gazit të dëmshme të cilat kontribuojnë në ngrohjen globale. Ky projekt do të nisë në New York dhe është planifikuar të mbahet në të njëjtën kohë që udhëheqësit e botës do të mblidhen në New York për të marrë pjesë në një samit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës, në muajin shtator. Takimi do të zhvillohet në 22 shtator, një ditë para se asambleja e përgjithshme e OKB-së të startojë takimin e përvitshëm. Ban Ki Mun i bëri thirrje çdo lideri botëror që të marrë pjesë në samitin për klimën në Kombet e Bashkuara. "Unë shpresoj se duke punuar së bashku, të gjithë krerët e botës do të sjellin sinjale në angazhimin për të zgjidhur të gjitha pengesat përfundimtare për të arritur një marëveshje të përbashket në këtë drejtim", ka thënë Ban Ki Mun. Në vitin 2007-të, një panel i OKB-së arriti në përfundimin se në qoftë se ngrohja globale nuk do të minimizohej, atëherë do të kishte pasoja tragjike për të gjithë, duke filluar që nga përmbytjet katastrofale, thatësira e sëmundje të ndryshme. Ndërkaq kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bloomberg tha se plani i ri do të ndihmojë dhe do të kontribuojë për ta bërë qytetin më të pastër dhe më komod për banorët.