E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klima/ Projekti danez: Reduktim 50% të emetimit të ndotjes

Projekti i përgatitur nga qeveria daneze në kuadër të konferencës së Kopenhagenit për klimën, propozon një reduktim me 50 % të emetimit të ndotjes deri ne 2050-ën në krahasim me vitin 1990. Një lajm i tillë është mësuar nga burime të afërta me ekzekutivin danez. Ndërkaq në detaje të bëra publike nga ku dokument, për vendet e pasura, reduktimi i emetimit të dioksidit të karbonit, do të jetë në shifrën 80%. Deri në vitin 2050 emetimi duhet të reduktohet 50 % në krahasim më nivelin e vitit 1990. Konferenca e Kopenhagenit do të nisë në 7 dhjetor. Teksti i dokumentit, i cili është një propozim, mund të bëhet bazë për një marrëveshje politike. Në tekst gjithashtu deklarohet se është e nevojshme te ruhet rritja mesatare e temperaturës globale në jo më shumë se 2 gradë Celsius, edhe në qoftë se përcaktohet asnjë objektiv me një afat të mesëm nga vendet në zhvillim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›