Klima, lideret e BE-se te bashkuar vetem ne foto
Temat kryesore te samitit te shteteve anetare te BE, ne Bruksel ishin unioni mesdhetar dhe mbrojtja me e mire e klimes. BE ishte ne prag te percarjeve serioze, njoftoi radio Dojce Vele. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ne mars te vitit 2007, si udheheqese e atehershme e BE, insistonte ne trajtimin shume serioz te mbrojtjes se klimes. Nje vit me vone, vete Kancelarja doli dje ne mbrojtje te interesave te auto-industrise gjermane. Ajo kerkoi rregulla te vecanta per disa sektore, qe shpenzojne sasi shume te medha te energjise. Megjithate Merkel perpiqej qe te mos linte pershtypjen se po e frenon politiken e mbrojtjes se klimes. Per kete ceshtje, Merkel ka pasur nje debat edhe me komisionerin Jose Manuel Barroso, i cili i rikujtoi Kancelares obligimet e marra para nje viti, per zvogelimin 20 per qind te dyoksidit te karbonit deri ne vitin 2020. "Keshilli i Evropes e ka thene qarte se keto jane propozime te mira dhe se tani duhet marre vendimet perkatese", theksoi ai. Kurse shefi i diplomacise evropiane, Javier Solana, tha se koha po kalon dhe presionet po shtohen. "Qe tani ndryshimi i klimes paraqet nje problem serioz. Ne duam nje pergjigje te plote per pasojat e ndryshimit te klimes", deklaroi Solana. Debati u acarua kur Presidenti i frances Nicolas Sarkozy i "vodhi" Sllovenise propozimin per krijimin e nje unioni mesdhetar. Dje Sllovenia ishte kunder, por tema u vendos ne rend dite. Merkel tha se duhet ndjekur shembulli i bashkepunimit te mire mes Berlinit dhe Parisit, si model per bashkepunimin mesdhetar. Por te tjeret ishin kritike ndaj mbeshtetjes se Sarkozise prej Kancelares Merkel, keshtu qe ne fund mezi u evitua percarja e Bashkimit Evropian.