E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Pango te jape doreheqjen

Menjehere pas vendimit te FIFA-s, per perjashtimin e Shqiperise nga te gjitha kompeticionet evropiane futbollistike, ka ardhur reagimi i kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. "Pango te jape doreheqjen urgjent", deklaroi mbreme kreu i LSI, Meta. I cili nuk ka lene pa shigjetuar dhe Kryeministrin Berisha teksa ka kerkuar qe te qendroje larg futbollit. "Berisha, larg duart nga futbolli. Ne kerkojme te hyme ne NATO, kjo qeveri e kryesuar nga ky Kryeminister kerkon te na nxjerre edhe nga FIFA ku jemi te anetaresuar", ka deklaruar ashper dje kryetari i LSI, Ilir Meta. I njohur si nje dashamires i forte i sportit, nje mbeshtetes i madh i te gjitha sporteve dhe si nje levrues i sportit ne rinine e tij te hershme ne disiplinen e ngritjes se peshave, ish-kryeministri socialist, Ilir Meta, nuk ka kursyer mbreme as ministrin Pango, per te cilin ka kerkuar doreheqjen dhe as Kryeministrin Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›