E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, shqyrtohet kerkesa per kombetaren e saj

Ne mbledhjen e djeshme te Komitetit te Pergjithshem te FIFA-s, eshte diskutuar dhe mbi kerkesen e Republikes se Kosoves qe te prezantohet me kombetaren e saj te futbollit, ne arenen nderkombetare. Drejtuesit e FIFA-s, kane vendosur qe te dergojne ne Kosove nje delegacion per te kryer verifikime te pergjithshme, perpara se te merret nje vendim perfundimtar, ne nje nga mbledhjet e saj te ardhshme. "Ne vendosem te dergojme nje ekip te posacem ne Kosove, i cili do te kryeje kontakte si dhe do te inspektoje ne menyre te imtesishme situaten politike si dhe zhvillimet diplomatike qe po ndodhin ne kete shtet", thuhet ne deklaraten e Komitetit te Pergjithshem te FIFA-s.
Kosova shpalli mevetesine me 17 shkurt te ketij viti, duke deklaruar zyrtarisht synimin qe te integrohet ne Bashkimin Evropian dhe organizmat e tjera nderkombetare. Ne disa nga sportet qe do te jene pjese e Lojerave Olimpike te Pekinit ne Kine, Kosova do te kete perfaqesuesit e saj si shtet me vete. Nderkohe, shteti me i ri ne bote eshte ne pritje edhe te perfaqesimit zyrtar te saj si kombetare e futbollit ne ndeshjet nderkombetare. Ajo synon madje qe te marre pjese ne eliminatoret me te aferta te mundshme te Kampionatit Evropian te Futbollit si dhe ne ate Boteror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›