Vrasja ne grabitje, gjurmet ne Tirane
Korce- Ekspertiza e Laboratorit Kriminalistik ne Tirane, pritet te zbardhe autoresine per masakrimin gjate grabitjes se fermerit 53-vjecar, Ferhat Zenuni ne fundjave. Zalo Xite, i arrestuar si i dyshuar per vrasjen e fermerit qe jetonte i vetmuar pas divorcit, ne fshatin Rehove te Vithkuqit ne Korce, nuk e ka pranuar akuzen edhe pas dy seancave te marrjes ne pyetje. Policia tha se gjurmet ne vendngjarje, flasin per autoresine e 21-vjecarit bashkefshatar me viktimen, me te cilin kishte edhe njohje shoqerore. Po keshtu vazhdojne kerkimet per te dyshuarin e dyte, shoke i te riut, qe akuzohet per "vrasje ne bashkepunim me pasoje grabitjen". Motivi i krimit eshte zbardhur plotesisht, se bashku me skemen e ngjarjes qe sipas eksperteve ka ndodhur rreth ores 08:30 te mengjesit te se shtune, per motive grabitje.
Edhe gjate dites se djeshme 21-vjecari eshte marre ne pyetje nga grupi hetimor, duke mohuar serish autoresine e krimit. "Zalo Xite vazhdon te mos pranoje autoresine, megjithese provat flasin se ai ka qene ne vendin e krimit. Per te qene me konkret ne veprime, po presim edhe pergjigjen shkencore nga Laboratori per kampionet e derguara ne Tirane dhe gjurmet e gjetura", thane zyrtare te Policise diten e djeshme per gazeten. "Une nuk e kam vrare Ferhat Zenunin. Kisha njohje me te dhe i shkoja ne banese, por nuk kam marre pjese ne krim", ka kembengulur 21-vjecari gjate deshmise se dhene. Policia i ka kaluar dosjen Prokurorise se Korces dhe pritet qe i dyshuari te dale para gjykates per mase sigurie gjate dites se sotme. Policia tha se ka gjetur nje mori gjurmesh ne banesen e viktimes, qe i perkasin te ndaluarit dhe shokut te tij te shpallur ne kerkim, emrin e te cilit oficeret vazhdojne ta mbajne sekret deri ne arrestim.
Ne Laboratorin Kriminalistik ka mberritur dhe arma e krimit, qe eshte nje sepate, prone e viktimes. Burime te policise bejne te ditur se gjate rindertimit te vendit te ngjarjes, mendohet se autoret, pasi kane hyre ne banesen e 53-vjecarit dhe jane perballur me te, kane rrembyer sepaten, te cilen viktima e mbante pas dere, duke e masakruar me goditjet ne koke. Nderkohe qe per hetuesit motivi eshte vetem nje, perpjekja per t'i grabitur rreth 200 mije leke te mbledhura nga fermeri gjate muajve te fundit. Te ardhurat ishin siguruar nga shitja e bagetive dhe dhuratat e te birit, emigrant ne Greqi. Nga te dhenat e grumbulluara ne fshatin e vogel thuajse te braktisur nga pjesa me e madhe e banoreve, 53-vjecari Ferhat Zenuni, jetonte ne gjendje te mire ekonomike dhe ishte i divorcuar. Madje sipas bashkefshatareve te tij te pyetur nga policia, viktima figuronte dhe si me i pasuri i fshatit.
D.Zisi
Si u masakrua Zenuni
Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 08:30 te mengjesit te se shtunes ne fshatin e larget te Rehoves ne komunen e Vithkuqit. Fqinjet dhe te afermit gjeten ne mesdite, disa ore pas krimit, trupin e pergjakur te 53-vjecarit Ferhat Zenuni, shume prane deres se madhe te shtepise. Madje gjurmet e gjakut ishin te perhapura ne korridor si pasoje e zvarritjes se viktimes ne perpjekje per te kerkuar ndihme. Ekspertet konstatuan se ai eshte goditur me nje mjet te forte mprehes, qe ne kete rast ka qene sepata dhe plaget ishin ne pjesen e kokes.