E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disa lagje të Prishtinës në terr

KEK sh.a. njofton se në orën 20 e 48 minuta, si pasojë e rënies nga puna të trafostacionit të parë të nënstacionit të KOSTT-it, 110 kV (kilovolt) Prishtina II, janë jashtë punës 14 dalje 10 kV të KEK-ut.

Si pasojë, konkretisht pa energji elektrike janë një pjesë e konsumatorëve në disa lagje të kryeqytetit, përkatësisht një pjesë e Bregut të Diellit, Velanisë, Lagjes së Muhaxherëve, Matit, Shkollës Normale, Tasligjes, Kolovicës dhe Qendrës Teknike.Sipas informatave që posedon korporata, ekipet e KOSTT-it janë duke punuar që gjendja të sanohet sa më shpejt të jetë e mundur, kur pritet që konsumatorëve t’iu kthehet energjia elektrike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›