E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, forcon stabilitetin në Evropë

“Nëse sot nuk i frikësohemi apo nuk paraqesin rrezik Moska me 11 milonë rusw apo Stambolli me 13 mlionë turqw, nuk di pse t’i friksohemi apo tw jetë rrezik për dikë nga shteti i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë me vetëm 6-7 milionë banorë?!…” ka dekarauar në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” publicisti i njohur rus Alekseji Lipoveski dhe gazetar në Kombet e Bashkuara (Moskovskaya Pravda dhe Freelance international) njohës imrië i zhvillimeve në Ballkan.

Duke folur për situatën aktuale në Kosovë dhe dialogun e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit publicisti i njohur rus Alekseji Lipoveski, njëherit gazetar në Kombet e Bashkuara (Moskovskaya Pravda dhe Freelance international) në një bisedë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” ka deklaruar se “situata në Kosovë për dallim nga vitet e mëparshme, sidomos të para luftës është më stabile jo vetëm për shqiptarët e Kosovës por edhe për pakicat, sidomos për serbët. Pakica serbe nuk ka pasur ket status e as ket privilegj as në periudhën e Milloshevicit. Merre me mend sot ata kanë edhe fakultete e qendra materniteti në Kosovë, që dikur nuk i kishin, të cilit duhej të shkonin në Beograd ose Prishtinë. Pra, me dialog dhe rrespektim të drejtave të njeriut arrihet gjithcka. Konfliktet nuk kanë arritur asnjëherë zgjidhje, përkundrazi..”

Pyetjes për hezitimin e Rusisë zyrtare për njohjen e Kosovës publicisti rus Lipoveski në vazhim pergjigjet se “këtu është fjala se Moska zyrtare nuke njeh Kosovës dhe jo Rusia. C’është e vërteta Rusia, si një ven i populluar kryesisht me rusë në fakt e njeh pavarësinë e Kosovës. Për ketë dhe ju vet mund të dëshmoheni, nëse ju do të dilnit sot në rrugët e Moskës apo Leningradit të bënin një anketë dhe t’i shtronit këtë pyetje.

Prandaj, problemi i Kosovës është më shumë se politik, është problem strategjik ndërkombëtar. Moska zyrtare nuk e ka hallin aq me serbët se sa me interesat e veta gjeostrategjike ku (mos) njohjen e shtetit më të ri në Evropë, Kosovën mund ta përdor për iks interesa të veta me superfuqitë botërore. Sidoqoftë, jam i bindur se një ditë edhe Moska do të njoh Kosovën, natyrisht me ndyshimin dhe permisimin e situatave në rajon dhe arenën ndërkombëtare..”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›