E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata nuk shërben si duhet qytetarët

Administrata e Gjendjes Civile nëpër komuna shumë ngadalë po mësohet me sistemin e ri të instaluar së fundi. Trajtimi i pamjaftueshëm i stafit administrativ është bërë pengesë në përdorimin e këtij sistemi.

Tollovi të mëdha vazhdojnë të krijohen nëpër sportele, ku qytetarët të cilët duan të pajisen me një ekstrakt të gjendjes civile duhet të presin deri në tri ditë. Funksionimi jo i mirë i këtij programi është pasojë edhe e mostrajnimit të duhur të stafit administrativ, thonë zyrtarë të administratës në Gjilan.

Radhë të gjata të pritjes së qytetarëve po bëhen çdo ditë edhe në qytetin e Ferizajt. Zyrtarë të administratës në këtë komunë vlerësojnë se në këtë proces të ngadalësuar ka ndikuar edhe mosha e shtyrë e stafit administrativ.

Në anën tjetër, zyrtarë të Agjencisë së Gjendjes Civile pranojnë se komunat nuk ishin të gatshme për të nisur punën me këtë sistem, megjithatë, sipas tyre, shkaku i përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave e ka përshpejtuar aplikimin e kësaj mase./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›