E Diel, 1 Nëntor 2026

Kline, e grabitin ne sy te femijeve

Persona te armatosur kane grabitur me dhune nje burre ne sy te femijeve te tij, ndersa po shikonin televizor. Policia e Stacionit Policor ne Kline tha se ngjarja ndodhi ne rrugen "Mirush Daka" ne pompen e derivateve "USA-H Petroll" te Klines. Njesitet Policore te Stacionit Policor Kline thane se me te marre informaten, kane shkuar ne vendin e ngjarjes. Ata zbardhen se 42-vjecari shqiptar ishte duke pare televizor me femijet e tij kur brenda depos hyne dy persona te maskuar dhe te armatosur me arme te gjata. Nen kercenimin e armeve, autoret kane grabitur xhiron ditore dhe pastaj jane larguar ne drejtim te pa njohur. Policia tha se eshte ne kerkim te autoreve, por deri tani nuk ka rene ne gjurme te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›