Butrinti 2000, quo vadis?
Nga Fation Dragoshi*
Shume prej nesh jemi bere deshmitare te marredhenies 'krip-mjaltezore' mes drejtuesve te Festivalit Nderkombetar te Teatrit "BUTRINTI 2000" dhe Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, qe merrte shkas nga nje histori, qe, me sa duket, ka qene lajmetare e ardhjes se veres prej shume vitesh per te gjithe ne, operatoret kulturore ne Shqiperi: Financimi i Festivalit te Butrintit. Aq e vertete eshte kjo, saqe nuk ma do mendja se ka gazetar te kultures ne Shqiperi qe nuk ka shkruar te pakten nje artikull per menyren se si Festivali "shpetoi" edhe kete vit me nderhyrjen e filan Kryeministri, Presidenti, Kryetar Parlamenti apo Ministri. Duket se te gjithe ne kor i jemi bashkuar kurdohere Jacques Brel dhe Nina Simone, ne serenate dhe i kendojme "Ne Me Quite Pas" bordit artistik te Ministrise se Kultures.
Edhe kete vit, vera erdhi e lagesht dhe gjithe re, bashke me lajmin se Festivali me ne fund u financua, POR duke sakrifikuar nje pjese te konsiderueshme te programit te tij per arsye se: ...Pikerisht kjo 'arsyeja' eshte pjesa ku do t'u kerkoja te gjitheve te ndalonim per nje moment dhe te reflektonim.
Te gjithe jemi te ndergjegjshem qe Festivali i Butrintit ka marre tashme nje prestigj te tille qe e fut Butrintin denjesisht ne harten e 'qyteteve' evropiane te festivaleve te medha. Dhe per kete, meritat e organizatoreve, artisteve qe e kane nderuar festivalin me pjesemarrjen e tyre, gazetareve qe kane shkruar per kete festival, presidenteve, kryeministrave dhe ministrave qe kane bere lobing here pas here, apo anetareve te bordit artistik te Ministrise se Kultures, nuk jane per t'u diskutuar. Jane kaq shume njerez per t'u falenderuar, prandaj dhe ky festival ka tashme kete prestigj, per te cilin me te drejte therrasin drejtuesit e tij, gazetaret apo qytetaret, per ta ruajtur e mbareshtuar. Por, dhe si per ironi te fatit, gjithmone ka nje por, kjo histori nuk mund te mbaroje ketu. Nuk mund te mbaroje ketu, sepse tensioni, presioni, krip-mjaltesia jane aty prej vitesh dhe nese vazhdohet keshtu, kjo marredhenie vicioze do te vazhdoje gjate, derisa nje dite 'aksi' do te konsumohet dhe rrota nuk do te sillet me.
Organizatoret e Festivalit BUTRINTI 2000, emrat e nderuar te te cileve jane nje aset i pashlyeshem dhe nje siguri me shume per festivalin, duhet te kuptojne se ka ardhur (dhe kaluar ndoshta) koha qe ky festival te perqendroje energjite e veta, qe, krahas cilesise se larte artistike qe tashme e ka siguruar, duhet te punoje pa ndaluar dhe ne lufte me kohen apo konceptet, pa kompromis, per te ndertuar pjesen tjeter te festivalit. Ate qe per habine time te madhe konsiderohet si ceshtje e dores se dyte: paketimin bukur dhe me shije te festivalit dhe shitjen e tij te sa me shume njerez dhe me cmimin qe meriton. Sa fjale e rende qe tingellon kjo!?
Te me ndjeni te gjithe ju, qe nuk mendoni njelloj me mua, por une besoj se Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve e ka bere me se miri detyren e saj, duke e financuar Festivalin ne ato nivele qe e ka financuar kete vit. Une besoj se nje festival qe merr mbi 60% te fondeve te tij nga vetem nje institucion publik qendror eshte nje
festival fatlum. Dhe kete gje besoj e dine mire te gjithe ata kolege dhe miq te mite, qe organizojne festivale ne mbare vendin. Kjo shume as qe mund te krahasohet ne perqindje me te gjithe festivalet ne Evrope.
Fakti qe BUTRINTI dhe shume festivale te tjera te teatrit, filmit, kercimit, librit, kenges, krijimtarise operistike etj., nuk kane financime te mjaftueshme, duhet t'i beje te gjithe te mendojne se ku eshte problemi, por kurrsesi ta identifikojne ate me Ministrine e Kultures. Kjo ministri, me ate fond qe ka ne dispozicion, i duhet te kuroje me kujdesin me te madh jo vetem mbulimin e sa me shume gjinive te krijimtarise dhe interpretimit artistik dhe kulturor, por, njekohesisht, te sigurohet se fondet e dhena realizojne me se miri nje mbulim gjeografik te ofertes kulturore ne vend, mbeshtetjen e nismave kulturore qe sigurojne diversitetin kulturor, investimin ne ngritje kapacitetesh per kritiken ne art, menaxhimin artistik etj. Te marresh 5% (apo e thene ndryshe 1/20) e te gjithe fondit qe ka MTKRS per nje vit per organizata qe realizojne projekte artistike-kulturore, projekte te rinise, sporteve, turizmit kulturor, diversitetit kulturor, letersise, industrive kulturore etj., mendoj se eshte nje fat per t'u marre ne konsiderate.
Diversifikimi i burimeve financuese te festivaleve eshte i domosdoshem, eshte e vetmja mundesi. Dhe kjo eshte me se e mundur per produkte kulturore si festivalet. Te njejtin lobing dhe presion (pozitiv) qe bejne drejtuesit e BUTRINTI 2000 dhe shume organizatore festivalesh ndaj MTKRS duhet ta bejne, me te njejten kembengulje dhe ndaj pushtetit lokal, komunitetit te biznesit, medieve, organizatave kulturore, politikaneve, opinion-beresve etj. Nje festival eshte nje aset i cmuar qe i sjell dobi nje biznesi te medies, qeverise lokale, industrise se turizmit te nje qyteti. Nje festival i rrit profilin nje qyteti dhe kjo ndikon pozitivisht ne mbarevajtjen e bizneseve te hotelerise, edukimit universitar privat, bareve, restoranteve etj. Une nuk kam pse zgjatem me asetet e nje festivali per te gjithe komunitetin, por nuk mund te mos them se festivalet ne Shqiperi deri me sot nuk kane qene nje shembull i suksesshem sa i perket nderthurjes se marketingut te mire, thithjes se fondeve, lobingut me qeverine lokale, fondet e huaja, perdorimit te perftimeve prej industrise kulturore, qasjes se filantropeve etj.
Une jam i ndergjegjshem qe te realizosh nje festival ne realitetin shqiptar eshte nje sfide e vertete, por nga ana tjeter jam i bindur se shume mundesi nuk jane shfrytezuar akoma ne realitetin tone nga drejtuesit e festivaleve: marketingu, industria kulturore, biletaria e
festivalit etj. MTKRS nuk mund te financoje cdo festival, cdo vit dhe ne perqindje maksimale. Ne logjiken neo-liberale, fondet publike duhet te shkojne ne ndihme te nismave te reja, formave eksperimentale, krijimtarise, nxitjes se nismave te veteqendrueshme, diplomacise kulturore, mbrojtjes se diversitetit kulturor etj.
Jam i sigurt se Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve do te vazhdoje te jete objekt i kritikave per aq kohe sa do te vazhdoje te luaje rolin e saj te shperndarjes se fondeve publike per kulturen. Kjo duket e pashmangshme, ndonese per habine e askujt te gjithe rikthehen vitin tjeter. Kritikojne, marrin financime, embelsohen dhe prape kritikojne. Pas gjithe kesaj historie krip-mjaltesore, pyetja thelbesore eshte: Kur do ta kuptojme te gjithe se per nje organizator festivali eshte shume me i rendesishem kryetari i bashkise, drejtori i bankes, menaxheri i kompanise, qytetari qe blen bileten, fondacioni i
huaj, filantropi shqiptar, apo te rinjte vullnetare? Rendi i ri boteror i ekonomise se tregut ka sjelle gjithe keto elemente qe une permenda dhe shoqeria shqiptare duhet t'i adoptoje, kur nuk jane t'i krijoje dhe kur jane t'i mbareshtoje. Shembujt jane te shumte ne vendet fqinj. Presioni (pozitiv) ndaj drejtuesit te biznesit, kryebashkiakut, qytetarit qe nuk paguan bilete, ndaj medies qe nuk e promovon si duhet festivalin... duhet te jete po aq i forte, ne mos me i madh sesa presioni qe ushtrohet mbi ministrin e Kultures, bordin artistik te MTKRS apo kedo tjeter qe punon ne administraten qendrore. Tek e fundit, e gjithe kjo per te miren e Festivalit. Qe ai te mos filloje serishmi vitin tjeter serenaten poshte dritares: Ne me quitte pas...