E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB,apel qytetarëve:Aplikoni për letërnjoftime

Ministria e Brendshme u ka bërë edhe një herë apel qytetarëve të Tiranës që të aplikojnë për letërnjoftimin elektronik."Tërheqja në kohë e letërnjoftimeve nga qytetarët lehtëson mbarëvajtjen e procesit", thuhet në një deklarate të ministrisë së Brendshme. Ministrja ka reaguar edhe për pretendimin e paraqitur në mënyrë të përsëritur nga opozita për një numër qytetarësh që nuk zotërojnë pasaportë për udhëtim jashtë shtetit, emrat e të cilëve nuk gjenden në listat e personave pa pasaportë të dërguara pranë njësive vendore."Nga verifikimet e kryera deri më tani nga Ministria e Brendshme rezulton se ky pretendim i opozitës nuk qëndron", thuhet në deklaratë. Ministria e Brendshme deklaron se do të kryejë verifikime të përbashkëta me përfaqësues të opozitës për të gjithë ata qytetarë që opozita pretendon se nuk kanë pasaportë dhe nuk figurojnë në listat e publikuara të personave pa pasaportë për udhëtim jashtë shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›