Klinikat dentare pa autoklave
Sonila Isaku
Nje pjese e mire e klinikave dentare qe jane ne vendin tone dhe pikerisht ne qytete te madha, ne ambientet e tyre, nuk kane nje aparature te autoklaves, e cila ben te mundur sterilizimin e plote te pajisjeve dentare.
Mungesat
Inspektimet e kryera nga Ministra e Shendetesise kane treguar se nje pjese e ketyre klinikave kane vetem sterilizues me ajer te thate, te cilet nuk mund te bejne pastrimin e veglave ne menyre te plote. "Nga inspektimet e kryera se fundmi kryesisht ne qytetet jugore, si Fieri dhe Vlora na ka rezultuar se klinikat dentare nuk kane pasur aparaturen e autoklaves. Kjo aparature nga ana jone eshte nje kusht i domosdoshem, per te marre licencen dhe per te hapur nje aktivitet te tille, ndaj kemi kerkuar blerjen e menjehershme te tyre ose mbylljen e klinikave" kane pohuar specialistet e sektorit stomatologjik ne Ministrine e Shendetesise. Sipas tyre, nese klinikat nuk kane kete lloj aparature, perbejne rrezik per shfaqjen e infeksioneve. "Kur mjetet e punes nuk e kane kryer procesin e plote te sterilizimit, ato nuk mund te perdoren te pacienti. Ne rast te kundert, jeta e njeriut vihet ne rrezik," theksojne ekspertet. SIDA dhe Hepatiti B jane dy prej semundjeve qe merren edhe te dentisti, ne rast se ai nuk tregon kujdes ne sterilizim te mjeteve te punes.
Inspektimet
Prej fillimit te ketij viti e ne vazhdim, sektori stomatologjik ne Ministrine e Shendetesise ka nisur nje fushate inspektimesh, ne te gjitha klinikat dentare ne vend. Nga keto inspektime ka rezultuar se ne disa klinika, materialet dentare apo edhe medikamentet qe perdoren kane qene te skaduar, nderkohe qe vazhdonin te qendronin mbi tryezat e dentisteve. "Ne disa klinika ne Vlore, hasem edhe raste kur disa prej medikamenteve, iu kishte kaluar koha e skadences dhe e perdorimit, nderkohe qe vazhdonin te perdoreshin tek pacientet" ka pohuar per gazeten, shefja e sektorit stomatologjik ne MSH. Sipas saj, eshte Drejtoria e Shendetit Publik ne rrethe, ajo qe merret me masat qe duhet te merren, me personat te cilet shkelin rregullat e percaktuara. Kurse per sa u perket inspektimeve te tjera, ka rezultuar se nje pjese e mire e klinikave dentare, nuk plotesojne kushtet e percaktuara. Shume prej tyre te cilet kane aparate te kryerjes se grafive nuk kane kushtet e plota te izolimit te ambienteve, te cilat mund te perhapin rreze te demshme per pacientet. Nderkohe nje tjeter problem, qe eshte hasur tek klinikat dentare, eshte edhe mos licencimi i laboranteve, qe vijne nga vendet e huaja.