E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Postes Italiane, takon kryeministrin Berisha

Kryeministri Berisha priti dje nje delegacion te Postes Italiane, te kryesuar nga Drejtori ekzekutiv i saj Massimo Sarmi. Ne takim ishte i pranishem edhe ambasadori italian ne Shqiperi Saba D'Elia. Sarmi i shprehu kryeministrit Berisha pergezimet per sukseset e arritura nga Posta Shqiptare dhe i prezantoi nje sere sherbimesh te tjera te mundshme qe Posta Shqiptare mund te ofroje, e asistuar nga Posta Italiane vecanerisht ne sherbime te tipit e-government. Ai shprehu gjithashtu, besimin qe marreveshja e bashkepunimit do te nenshkruhet midis Postes Shqiptare dhe asaj Italiane, dhe do te finalizohet me forcimin e marredhenieve midis dy institucioneve, me rritjen e sherbimeve ndaj qytetareve dhe permiresimin e cilesise se tyre. Ne kete drejtim, Sarmi i prezantoi kryeministrit Berisha, sherbime elektronike te kryera nepermjet postes dhe telefonise celulare, te tilla si transferten e parave, shperndarje te ndihmes sociale dhe sherbimeve te tjera qeveritare si sherbime me certifikata apo te tipit konsullor. Kryeministri Berisha, pasi i falenderoi per interesin dhe propozimet, ne drejtim te rritjes se numrit te sherbimeve dhe permiresimit te cilesise se tyre ndaj qytetareve, siguroi qe qeveria shqiptare do te mbeshtese bashkepunimin midis Postes Shqiptare dhe asaj Italiane. Kryeministri Berisha tha se, ndonese Posta Shqiptare, me reformat strukturore te ndermarra ne keto tre vitet e fundit, ka rritur numrin e sherbimeve dhe permiresimin e rrjetit te saj, asistenca dhe bashkepunimi me Posten Italiane, do t'i sherbeje asaj per t'u modernizuar me tej.

E-government

Sipas kryeministrit, shtrirja e e-government ne te gjitha llojet e sherbimeve dhe ne te gjitha skajet e Shqiperise, eshte pjese e reformave te ndermarra nga qeveria. Perfitimi nga eksperienca pozitive italiane ne kete drejtim eshte shume i rendesishem, prandaj bashkepunimi midis te dyja postave duhet thelluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›