E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohen vellezerit, rrahet policet

TIRANE - Dy vellezer jane vene ne pranga nga Policia e Tiranes, pasi kane kundershtuar uniformat blu gjate sherbimit. Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit thane se, nga Komisariatit numer 3, eshte bere arrestimi ne flagrance i, Armand Allgjates, 22 vjec, dhe Bashkim Allgjates, 35 vjec, te dy vellezer, lindur dhe banues ne Domje. Sipas policise, arrestimi i tyre eshte bere pasi dy dite me pare ne rrugen "Mine Peza", dyshohet se kane kundershtuar me dhune, gjate ushtrimit te detyres, nje punonjes te Policise Rrugore, duke i shkaktuar ketij te fundit disa demtime trupore. Gjate sherrit te ndodhur, efektivet e rrugores kane njoftuar policine e rendit dhe keta te fundit kane bere dhe prangosjen e dy vellezerve. Pas ndalimit te tyre, jane kryer veprimet procedurale, dhe dosja i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, per vepren penale te "kundershtimit te punonjesit te policise" kryer ne bashkepunim.

A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›