Shperthimi Itali, hetime per vrasje
Artan Cena
FIERENCE - Vrasje e qellimshme, eshte akuza qe pritet te ngrihet ndaj italianit 38-vjecar, pronari i baneses ku humben jeten tre shqiptare, nje grua se bashku me dy femijet e saj. Ne kete piste eshte duke hetuar dhe Prokuroria e Firences, ne ceshtjen e hapur ne lidhje me shperthimin e ndodhur mengjesin e dy diteve me pare. Pronari i pallatit dykatesh, italiani Tommaso Mengoni, ndodhet ne spital ne gjendje te rende, nderkohe qe prokuroret dhe ekspertet kane bere hetimet ne vendin e ngjarjes. Ne shperthimin e ndodhur ne nje pallat ne Barberino del Mugello, humben jeten Angjelina Gjonaj se bashku me dy femijet e saj, Dorinen dhe Dorianin, 14 dhe 13 vjec. Por media italiane ka bere te ditur se, prokuroria ende nuk ka ngritur akuzat me shkrim ne Gjykaten e Firences. Por per ekspertet mbetet enigme dinamika e ngjarjes. Ata jane duke u perpjekur qe te ndertojne rrjedhen e fakteve me qellim zbardhjen e plote te ngjarjes.
Ne Itali ka mberritur dhe babai i dy femijeve, njekohesisht bashkeshorti i gruas qe humbi jeten. Gati e sigurt per policine dhe ekspertet eshte se, shperthimi ka ndodhur ne katin perdhes dhe gazi ka rrjedhur ne banesen e pronarit te pallatit. Ne apartamentin ku shpertheu gazi, jetonte Tommaso Mengoni, 38 vjec, i plagosur rende. Ne hetime jane te perfshire dhe eksperte te zjarrfikesve dhe karabinieret. E sigurt per ta eshte qe, gazi te kete rrjedhur ose nga nje sobe me gaz ose nga tubacionet e gazit, qe shtrihen ne gjithe ndertesen. Por hetimet dhe verifikimet jane duke vazhduar.
Gjate deshmise se dhene nga Tommaso Mengoni, per ekspertet e policise dhe prokurorise, shperthimi ka ndodhur sapo ai ka ndezur nje cigare. Policia mendon qe apartamenti ka qene i mbushur me gaz, duke shkaktuar dhe shperthimin e madh. Pronari i pallatit i ka shpetuar vdekjes, pasi ka qene presioni i ajrit qe e ka nxjerre jashte shtepise duke e perplasur ne rruge. Ai ndodhet ne gjendje te rende i shtruar ne spital, ku po merr ndihmen intensive te mjekeve.
Kryefamiljari
Kur familja Gjonaj ne Malesine e Madhe ka hapur dyert per mort, kryefamiljari Gezim Gjonaj ka mberritur ne Itali. Ai ka udhetuar pergjate gjithe nates per te marre viktimat, gruan 37-vjecare, Angjelinen dhe dy femijet, Dorinen dhe Dorianin.
Dita e zise
Ne shenje respekti dhe afrimiteti per familjen shqiptare Gjonaj, e cila u shkaterrua dy dite me pare nga nje shperthim ne te cilen vdiq nena Angjelina Gjonaj dhe dy femijet e saj 13 e 14 vjec, dita e merkure, do te jete dite zie qytetare ne Barberino, Firence.