E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez: “Të mos përsërisim gabimet”Hidink i Çelsit: “E gjithë bota do të shijojë përballjet Çelsi-Liverpul”. Dy ekipet janë ndeshur tre herë në katër sezonet e fundit të Ligës së Kampioneve

Rafael Benitez e ka udhëhequr Liverpulin në pesë fushata të Ligës së Kampioneve, dhe pas shortit të së premtes ai dëshiron të thellojë rekordin e tij edhe pse përballë ka të “zakonshmin” Çelsi.

RIVALË TË RREGULLT
Çifti u përball në gjysëmfinalet e sezonit 2004-2005, kur goli i Luis Garsisë në “Anfield” i siguroi kualifikimin Liverpulit në rrugën e tij për ta fituar kompeticionin për herë të pestë. Një vit më pas, Liverpuli e Çelsi u përballën në fazën e grupeve, duke mos shënuar asnjë gol në portat respektive, ndërsa dy ekipet u kualifikuan për në rasunin tjetër. Në sezonin 2006-2007, Liverpuli fitoi 4-1 me penallti në “Anfild”, pasi të dyja skuadrat i fituan takimet respektive 1-0 në shtëpi. Çelsi morri hak sezonin e fundit, duke barazuar 1-1 në “Anfield” e fituar 3-2 në “Stamford Brixh”. Gjithsesi, fituesi i madh i Ligës së Kampioneve në këtë sezon ishte Mançester Junaitid.

“SHORT TËRHEQËS”
Kësaj radhe dy ekipet do të përballen në raund më të hershëm, në çerekfinale. Liverpuli do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi, më 8 prill përpara se të përballen në “Stamford Brixh” gashtë ditë më pas. Benitez, ekipi i të cilit fitoi 1-0 jashtë, më 26 tetor 2008 dhe 2-0 në “Anfield”, më 1 shkurt për takimet e Premier Ligës për këtë sezon, tha: “Ne kemi nevojë të jemi të sigurt të mos bëjmë gabime në takimin e parë, ashtu siç bëmë edhe në gjysmfinalet e sezonit të kaluar. Do të jenë dy sfida shumë të vështira, por ne jemi duke luajtur shumë mirë dhe qartësisht jemi të bindur se do të fitojmë. Në këtë fazë të kompeticionit, ne e dinim se do të luanim kundër një ekipi të mirë. Çelsi është një ekip i mirë. Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë dhe kjo e bën shortin shumë tërheqës”.

“OGURI HIDINK”
Gus Hidink e mori përkohësisht drejtimin e Çelsit, pasi dy ekipet ishin përballur në takimin e fundit midis tyre në shkurt, por ai shpreson se ekipi i tij ka avantazhin për shkak se ndeshja e dytë do të luhet në Londër. Për herë të fundit, Hidink është përballur si trajner kundër Liverpulit në çerekfinalet e edicionit 2006-2007, kur ai drejtonte PSV Eindhoven, duke humbur të dyja takimet 3-0 në shtëpi dhe 1-0 në transfertë, pasi më parë kishte barazuar në fazën e grupeve 0-0 dhe humbur 2-0. Hidink, një kampion i Europës me PSV Eindhoven në sezonin 1987-1988, tha: “Nëse ju dëshironi të shkoni në finalen e Majit, ju duhet të luani qoftë me Liverpulin, Mançester Junaitid apo Barcelonën. Kështu, që unë jam ‘OK’ me shortin. Do të ketë shumë vëmendje kur të luajnë Liverpuli e Çelsi, në Angli dhe në gjithë botën. Do të ketë një futboll shumë të mirë në përgjithësi. Nuk ka kurrë mërzitësi në këto ndeshje, kur ndeshen dy nga shtëpitë më të fuqishme të futbollit”. Fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e dyshes Barcelona-Bajerni i Munihut.

E Premte, 20 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›