Klinton: Barazia gjinore, çështja prioritare e shekullit të 21-të
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u ka bërë thirrje grave që të fokusohen më shumë në të drejtat e tyre legjitime. Këtë deklaratë ish-zonja e parë e SHBA-së e ka dhënë gjatë një fjalimi të cilin ajo e mbajti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në fjalën e saj zonja Klinton u shpreh se përparimi i njerëzimit duhet të ecë në të njëjtat parametra me progresin e barazisë gjinore në botë.
"Të gjithë ne duhet që të jemi të sigurtë për faktin se progresi i femrës është progres për të gjithë njerëzimin si edhe progresi i njerëzimit është edhe progresi i fermrës."- pohoi Sekretarja amerikane e Shtetit.
Gjithashtu zonja Klinton u shpreh statusi i femrës në shoqëri është nuk ka lidhje vetëm me drejtësinë dhe moralin por ky status lidhet edhe me pavarsinë ekonomike, sociale dhe politike që duhet të ketë një grua.
Zonja Klinton u shpreh se lufta për barazinë gjinore duhet të jetë prioriteti kryesor i politikës botërore në shekullin e 21, siç ka qenë prioritet lufta ndaj skllavërisë në shekullin e 19 apo lufta ndaj sistemeve totalitariste në shekullin e 20-të.
"Për miliona femra në mbarë botën mundësitë për të pasur një jetë të barabartë me meshkujt është një ëndërr. Gratë në shumë shtete të globit vazhdojnë që të mos kenë mundësi arsimimi, punësimi gjithashtu edhe në elemente jetik siç mund të jetë sigurimi i ushqimit."
Deklarata e fortë e Hillari Klinton vjen në vigjilje të konferencës së përvitshme që mbahet në OKB. Me qindra e mijëra delegate që përfaqësojnë shoqata të grave joqeveritare nga mbarë globi pritet që të vizitojnë Nju Jorkun për të qenë të pranishme në këtë konferencë.