KE: Nuk ka marrëveshje për Greqinë
Vendet e eurozonës nuk kanë rënë ende dakord lidhur me planin e shpëtimit për Greqinë, njofton Komisioni Evropian. "Komisioni është i gatshëm të veprojë nëse është e nevojshme, por po vazhdon puna rreth pjesës teknike, e cila nuk është përmbyllur ende", tha zëdhënësi i Komisionit, Xhonatan Tod.
Deklarata vjen në kohën kur ka pasur spekulime se vendet e eurozonës kanë rëndë dakord për kredi dhe ndihma në nivele dypalëshe me Greqinë.
Greqia përballet me një defiçit të thellë buxhetor.