E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, sulmohet vetura e EULEX në veri



Një shpërthim dhe të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës, në pikën kufitare të portës 31, në Brnjak, të Zubin Potokut.

Në bazë të raporteve të para policore mësohet se mjeti shpërthyes i llojit ende të papërcaktuar dhe të shtenat nga armë automatike të drejtuara nga persona ende të paidentifikuar, kanë shkaktuar dëme materiale në një automjet të EULEX-it dhe kontejnerë të policisë së Kosovës.
Nuk është raportuar për persona të lënduar.

Policia e Kosovës bashkë me komponenten policore të EULEX-it, po zhvillon hetimet.

Pika kufitare në portën 31, Brnjak, ka qenë e mbyllur përkohësisht në të dy kahët e qarkullimit nga momenti i incidentit dëri në përfundimin e ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Kjo pikë kufitare tani është e hapur për qarkullimin e njerëzve dhe të automjeteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›