E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi-Rusi, marrëveshje ushtarake disa miliardë dollarëshe



India nënshkroi ditën e premte një marrëveshje me Rusinë për blerjen e 29 avionëve gjuajtës rusë MiG. Sipas raportimeve shuma e kësaj marrëveshjeje kap shifrën e 1,5 miliardë dollarëve . Lajmi u bë i ditur nga vetë kompania e prodhimit të avionëve.
Kjo kontratë u nënshkrua në ditët kur kryeministri Vladimir Putin ndodhet me vizitë zyrtare në Indi.
Sipas zyrtarëve rusë Putin pritet që të nënshkruaj disa marrëveshje që e kalojnë shifrën e 10 miliardë dollarëve. Sipas kontratës, avionët do të jenë në dizpozicion të Indisë në vitin 2012", deklaroi Mikhail Pogosyan, drejtor i përgjithhsëm i kompanive ruse të avionit "RAC-MiG" dhe "Soukhoi". Pogosyan bën pjesë në një delegacion biznesmenësh që shoqërojnë kryeministrin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Indi.
Rusia, që mban marrëdhënie të ngushta me Nju Delhin që prej viteve 1950, e furnizon vendin me 70 % të pajisjeve ushtarake. Por, që prej disa vitesh, India u është drejtuar edhe vendeve të tjera për të marrë furnizime në armatime, veçanërisht Izraelit dhe Shtetet e Bashkuara.
Por marrëveshjet mes dy shteteve të mëdha kanë vazhduar edhe në fushën e energjisë bërthamore. Rusia do të ndërtojë deri në 16 reaktorë bërthamorë për impiante energjetike në Indi. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri i Rusisë, Sergei Ivanov gjatë një konference për shtyp. Ivanov deklaroi gjithashtu se Rusia do t'i japë Indisë aeroplanmbajtësen ''Gorshkov''. India do të ketë të drejtën për ta përdorur deri në vitin 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›