E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Georgievski rikthehet në skenën politike

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Lubço Georgievski është rikthyer në skenën politike, duke marrë kreun e Partisë VMRO-Popullore.

Georgievski i njohur si një nga udhëheqësit e parë dhe themelues i VMRO-DPMNE-së, që tani është në pushtet dhe udhëhiqet nga kryeministri aktual Nikolla Gruevski u rikthye si lider i partisë së formuar disa vite më parë VMRO-Popullore, ku deri tani ka qenë vetëm krye formal i nderit.

Aktivizimi i tij ndodhi pasi kreu i deritanishëm i VMRO-Popullore, Marjan Dodovski dhe disa bashkëpunëtor të tij i`u bashkëngjitën VMRO-DPMNE duke konfirmuar se shuajnë aktivitetin e partisë së tyre të deritanishme. Mirëpo, ky vendim u kundërshtua nga Lubço Georgievski, i cili bëri të ditur se rikthehet në politikë në mënyrë aktive dhe se nuk lejon shuarjen e kësaj partie. Ai ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski se po tenton të uzurpojë të djathtën në Maqedoni për ta vendosur nën diktatin e tij.

Lubço Georgievski u akuzua së fundi për lidhje sekrete dhe bashkëpunim me partinë opozitare LSDM dhe për lidhjet e tij me PDSH-në.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›