Moska: Tbilisi ka rrëmbyer një ushtarak
Moskë -Ministri rus i Mbrojtjes akuzoi sot Gjeorgjinë për rrëmbimin e një ushtari rus në rajonin separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut, bëri të ditur agjencia ruse e lajmeve. Sipas ministrisë ruse, cituar nga agjencia ruse e lajmeve, rreshteri, Alexandre Gloukhov u kap nga forcat e ushtrisë gjeorgjiane dhe u dërgua në Tbilisi.
Nga ana tjetër, Tbilissi hodhi poshtë këto informacione duke konfirmuar se ky ushtar kishte shkuar në policinë gjeorgjiane dhe kishte kërkuar shtetësinë gjeorgjiane për t'i shpëtuar kushteve të papranueshme të ushtrisë ruse.