E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton, Jahjaga: SHBA, përkrah Kosovës në çdo hap

11-03-2012 / Gazeta 55

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar në Nju Jork sekretaren amerikane të shtetit, Hilari Klinton. Sipas Radio Europa e Lirë, kryediplomatja amerikane ka thënë se SHBA-ja do të jetë përkrah Kosovës në çdo hap, ndërsa e ka cilësuar si punë të rëndësishme me BE-në ofrimin e kandidaturës për Serbinë dhe hapjen e perspektivës evropiane për Kosovën.
Nga ana e saj, zonja Jahjaga ka thënë se mbështetja që SHBA-ja vazhdon t’i japë Kosovës është e një rëndësie të posaçme dhe ndihmon të gjitha proceset në vend.
Udhëheqësja e shtetit kosovar ka thënë tha se marrëveshjet e arritura me Brukselin do të ndihmojnë edhe Republikën e Kosovës, edhe Republikën e Serbisë në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.
Jahjaga ka marrë pjesë edhe në Samitin e tretë ndërkombëtar “Ëomen in the Ëorld”, në Nju Jork,  i cili ka përfunduar punimet me fjalën përmbyllëse të sekretares Klinton.
Në mesin e grave të suksesshme, Klinton ka përmendur edhe presidenten Jahjaga.
“Ajo ka punuar shumë për ta bashkuar vendin, për të promovuar sundimin e ligjit, pajtimin, stabilitetin rajonal dhe gjithmonë duke punuar për të drejtat dhe mundësitë e grave dhe vajzave”- ka thënë mes tjerash Klinton.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›