E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovaki, e majta fiton maxhorancën absolute në parlament

BRATISLAVË- Partia social-demokrate e drejtuar nga ish-kryeministri, Robert Fico, fitues në zgjedhjet legjislative në Sllovaki do të ketë maxhorancën absolute në Parlament, sipas rezultateve përfundimtare publikuar sot nga zyra kombëtare e statistikave.

Partia social-demokrate Smer-SD mori 44,41 për qind të votave dhe do të ketë gjithashtu 83 deputeë nga 150 vende në Parlament.

Për herë të parë që prej pavarësisë së këtij vendi me 5,4 milionë banorë, themeluar në vitin 1993 pas ndarjes nga ish-Çekosllovakia, maxhoranca absolute në Parlamenti sllovak do të mbahet nga një parti e vetme.

Pesë parti të tjera do të përfaqësohen në Parlamentin sllovak monokameral.Kristian-demokratët KDH dhe partia e re "Njerëz të zakonshëm" do të kenë secila nga 16 deputetë. Partia e minoritetit hungarez, Most-Hid do të ketë 13vende duke u renditur para SDKU-DS-ja e kryeministres në ikje Iveta Radicova dhe partisë liberale SaS me 11 vende secila.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›