E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes presidenti polak Lech Kaczynski



Presidenti polak, Lech Kaczynski ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror . Aksidenti ka ndodhur gjatë uljes në aeroportin e Smolenskut, në Rusi. Në bordin e avionit udhëtonin 132 persona, të gjithë të vdekur. Në bord ndodheshin edhe ministri i Jashtëm, guvernatori i bankës qendrore të Polonisë dhe bashkëshortja e presidentit polak.
Presidenti polak ishte duke u ulur në Smolensk për të shkuar më pas në Katyan për t'i bërë homazh 22 mijë viktimave të masakrës së urdhëruar nga Stalini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›