Klinton: Lufte e ashper kunder pirateve somaleze
Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do te ndermarrin perpjekje te reja per te luftuar piratet somaleze. Ajo theksoi se se shpejti do propozoje krijimin e nje task force per te luftuar piratet. Klinton deklaroi se piratet somaleze perdorin parate qe perfitojne nga rrembimi i anijeve per te blere arme gjithnje e me te sofistikuara. Gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara do te shtojne perpjekjet per gjetjen e ketyre parave ashtu siç bejne edhe me trafikantet e droges dhe me grupet terroriste.