E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosoves se shpejti ne Interpol

Ne fund te muajit prill, Policia e Kosoves do te aplikoje per anetaresim ne organizatat e policise, Interpol dhe Europol. Autoritetet ne Prishtine kane bere te ditur se pergatitja profesionale e Policise se Kosoves eshte e nje niveli te larte, por mosnjohja e pavaresise se Kosoves nga shume vende te botes, sipas tyre, mund te paraqese problem per anetaresimin e Policise se Kosoves ne keto organizata. Ministri i brendshem i Kosoves, Zenun Pajaziti, shpjegoi se vetem votat e shteteve qe nuk e njohin pavaresine e Kosoves e pengojne anetaresimin ne Interpol dhe Europol. Prandaj, sipas tij, per t'u tejkaluar ky problem duhet nje proces politik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›