E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton, Natalegava:Të zgjidhet kontesti në Detin e Kinës Jugore

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje Kinës dhe shteteve të Azisë Juglindore që të shmangin “shtrëngimin” dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur kontestet e tyre mbi Detin e Kinës Jugore.

Klinton, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Indonezisë, Marti Natalegava, tha se SHBA ka “interes kombëtar” në sigurimin e paqes dhe stabiliteti në Detin e Kinës Jugore.

Ajo nuk e ka kritikuar direkt Kinën, por tha se është e shqetësuar, kur u pyet mbi vendimin e Pekinit për të ndërtuar një kazermë lëvizëse në Detin e Kinës Jugore.

Klinton gjithashtu kërkoi nga Asociacioni i Kombeve të Azisë Juglindore dhe Kinës që të bëjnë përparim drejt kodit të sjelljes në raportet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›