E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentja përçan politikën kosovare

Mes debateve për mandatin e presidentes kosovare, Atifete jahjaga, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi thotë se marrëveshja e arritur mes tre liderëve politikë për zgjedhjen e Presidentes nuk ka qenë një marrëveshje e gabuar dhe sipas tij politika kosovare duhet ta respektojë marrëveshjen dhe vendimet e Kuvendit.
 

Sa i përket reformës zgjedhore nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se nuk ka marrë ndonjë ftesë nga PDK-ja. Shefi i grupit parlamentar, Ismet Beqiri, thotë se LDK-ja nuk është bllokuese e këtij procesi, por janë ata që nuk po e respektojnë marrëveshjen.
 

Ndërkohë, kryetari i grupit të AAK-së, Ardian Gjini, thotë se reforma zgjedhore duhet të ndodhë për shkak të manipulimive që ndodhën në zgjedhjet e fundit.
 

Ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës është larguar nga Komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore, pasi që kërkoi respektimin e marrëveshjes mes tre liderëve politikë që ka të bëjë me postin e Presidentes dhe pastaj vazhdimin e punës së këtij komisioni.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›