E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari serb i shqetësuar për sigurinë e serbëve në Kosovë

Kryeparlamentari serb, Nebojsha Stefanoviç ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me “sigurinë e serbëve në Kosovë”. Ai ka thënë se jeta e serbëve në Kosovë është shumë e rënd dhe kushtet për rikthim janë pothuajse të pamundura.
 

Komentet e tij, Stefanoviç i ka bërë gjatë takimit me Alvaro Ballesteros, përfaqësues i OSBE-së në Kosovë. Stefanoviç ka thënë se parlamenti serb do të luajë një rol aktiv sa u përket krijimit të kushteve të jetesës të serbëve në Kosovë dhe sipas tij, mbështetja e veprimeve të parlamentit të Serbisë, duhet të vihet në pah edhe gjatë negociatave në raundin e ri të bisedimeve.
 

Ai ka thënë se parlamenti do të bëjë ç`është e mundur në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›