E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Përgatitje për ndërhyrje humanitare në Libi

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se forcat e armatosura janë të gatshme të mbështesin ndërhyrjen humanitare në Libi.

"Por, as opsionet e tjera nuk përjashtohen përderisa qeveria libiane do t`i mbajë armët e drejtuara kah populli i vet", tha Klinton në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ajo theksoi se në vitet e ardhshme, Libia mund të bëhet shtet demokratik apo të zhytet në luftë të gjatë civile, e cila mund të shkaktojë kaos.

"Kemi filluar me aleatët tanë në NATO dhe në Pentagon t`i planifikojmë me kujdes hapat e nevojshëm në rast të një krize humanitare apo për arsye tw tjera. Një nga ato është edhe zona e ndalim-fluturimeve", tha Klinton.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›