E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të shumta në Jemen

Turma të mëdha njerëzish dolën sot në kryeqytetin e Jemenit, Sana, në atë që opozita e cilësoi si protesta më e madhe kundër sundimit 32 vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh.

Kundërshtarët e tij i mbushën rrugët që çojnë në sheshin afër Universitetit Sana, ku studentët dhe demonstruesit janë vendosur tashmë një javë.

Më herët, presidenti akuzoi Izraelin për komplotim të protestave në Jemen dhe vendet e tjera arabe, si dhe presidentin amerikan Barak Obama për shprehjen e mbështetjes ndaj protestave.

Saleh tha se Obama “përzihet në punët e brendshme të vendeve arabe”.

Saleh, aleat kyç amerikan në luftën kundër terrorizmit përballet me protesta për largimin nga pushteti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›