E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton Shtetet e Bashkuara dhe Kina gjenden ne nje pike kritike

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton thote se marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Kinen jane ne nje pike kritike rreth tri dekada pasi te dy vendet rivendosen marredheniet diplomatike ne vitin 1979 dhe disa dite para vizites te Presidentit kinez Hu Gjin Tao ne Amerike.  Korrespondentja e Zerit te Amerikes Suzane Presto nga informon se ne fjalimin e saj ne Departamentin e Shtetit dje zonja Klinton beri thirrje per transparence dhe besim nderkohe qe Uashingtoni synon te kete marredhenie te gjithaneshme me Pekinin. 

Sekretarja Klinton tha se marredheniet SHBA-Kine jane po aq te rendesishme sa cdo marredhenie bilaterale ne bote midis vendeve qe kosiderohen miq ose rivale.

Historia na meson se dalja e fuqive te reja ndodh ne periudha konfliktesh dhe pasigurish.  Ne fakt ne te dy anet e  Paqesorit ne shikojme nje fare nervozizmi rreth ngritjes se Kines dhe te ardhmes se marredhenieve SHBA-Kine.  Disa njezer ne rajon dhe disa te tjere ketu e shikojne rritjen e Kines si kercenim qe do te coje ose ne nje konflikt te tipit te Luftes se Ftohte ose ne renin e Amerikes.  Ndersa disa ne Kine shqetesohen se Shtetet e Bashkuara synojne te pengojne ngritjen dhe rritjen ekonomike te Kines pikpamje qe ka nxitur nje fryme te re nacionaliste ne Kine.  Ne i hedhim poshte keto pikepamje.  

Zonja Klinton tha se administrata Obama po ndjek nje strategji tri- drejtimore.

Ne po angazhohemi seriozisht ne rajonin e Azi-Paqesorit ne po punojme per te ndertuar marredhenie besimi mes Kines dhe Shteteve te Bashkuara dhe po vazhdojme gjithashtu te zgjerojme bashkepunimin ekonomik politik dhe te sigurimit kurdohere qe te jete e mundur.

Sekretarja amerikane e Shtetit tha se te dy vendet duhet te bashkepunojne efektivisht dhe te plotesojne detyrimet nderkombetare.  Ajo tha se kjo kerkon qe te adresohen me vendosmeri dhe gjeresisht mosmarreveshjet perfshirne edhe ato ne fushen e te drejtave te njeriut.  

Tani une e di se shume njerez ne Kine jo vetem ne qeveri por edhe ne radhet e popullates nuk e mirepresin madje e kundershtojne mbrojtjen nga ana jone te te drejtave te njeriut  si nderhyrje ne sovranitetin e vendit. Por si nje nga vendet themeluese te Kombeve te Bashkuara Kina eshte angazhuar te respektoje te drejtat e te gjite qytetareve te saj.  Keto jane te drejta universale te njohura nga komuniteti nderkombetar.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do te ushtrojne presion ndaj Kines kur ajo censuron bllogistet burgos aktivistet dhe mohon te drejten e ushtrimit te fese dhe te drejten per te protestuar ne menyre paqesore.

Ne frontin e ekonomise duke vene ne dukje se tregtia e Shteteve te Bashkuara me Kinen i kapercen 400 miliarde dollaret sekretarja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara duan qe Kina te lejoje ngritjen e vleres se monedhes se saj me me shpejtesi ti jape fund diskriminimit te kompanive te huaja dhe te mbroje te drejten e pronesise intelektuale.  Ajo tha se prodhimi i pergjithshem i brendeshem i Kines megjithese eshte rritur nga 100 miliarde ne 5 trilion gjate 30 vjeteve te fundit eshte sa nje e treta e prodhimit te brendeshem te Shteteve te Bashkuara.

Ne aspketin ushtarak zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara kerkojne nga Kina me shume transparence nderkohe qe ajo po merr masa per modernizimin e ushtrise se saj. Sekretarja Klinton theksoi rolin e rendesishem te Kines ne veprimet provokuese te Korese se Veriut perfshire edhe provat me arme berthamore te kesaj te fundit.

Me mbeshtetjen e Kines vitin e kaluar me miratuam sanksione mete renda ndaj Korese se Veriut ne Keshillin e Sigurimit.  Keto perpjekje treguan qarte se kur Kina luan nje rol shume konstruktiv ne mund te arrijme rezultate sebashku dhe i dergojme nje mesazh te qarte Korese se Veriut.

Por sekretarja Klinton tha se Kina duhet te luaje nje rol me te madh ne skenen boterore.

Bota i ka drejtuar me entuziasem syte nga Kina sepse ne mendojme se ajo mund te jete nje udheheqese unike ne shekullin 21.  Permbushja e detyrimeve si fuqi e shekullit 21 do ti jepte popullit kinez mundesi edhe me te medha dhe te paimagjinueshme.  Por kjo do te thote qe Kina te marre pergjegjesi me te medha ne zgjidhjen e problemeve duke zbatuar dhe ndihmuar ne respektimin e rregullave te marredhenieve nderkombetare.

Presidenti i Kines pritet te vije per vizite ne Shtetet e Bashkuara te marten e ardheshme. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›