E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonasve iu lejohet puna në SHBA

Nga Express më 15 janar 2011 në ora 16:22

Pesë vende ish-komuniste të Evropës janë futur për herë të parë në listën e shteteve, qytetarët e të cilave mund të punojnë përkohësisht në SHBA me viza speciale pune.

Shtetasit e Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë kanë të drejtë të marrin pjesë në programet që lejojnë punëdhënësit amerikanë të sjellin shtetas të huaj në sektorin agrar dhe joagrar, ka bërë të ditur Shërbimi për Shtetësi dhe Emigracion i Shteteve të Bashkuara, transmeton REL.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›