Ku është plani antikrizë?
Tiranë - Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi nga qeveria të bëjë publik planin antikrizë për t'i paraprirë kështu përfshirjes së vendit në krizën globale ekonomike.Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili, në një konference për shtyp, tha se "kriza ekonomike është një realitet i dhimbshëm dhe me pasoja shkatërrimtare" dhe se "Shqipëria nuk ka asnjë plan antikrizë".Në emër të LSI, Vasili i kërkoi qeverisë që në mënyrë të menjëhershme duhet të bëjë publike Planin Antikrizë , ta miratojë atë në Parlament, ndërsa duhet të bëjë publike edhe sektorët e ekonomisë dhe grup-bizneset që janë më të rrezikuar dhe që duhen mbështetur".