Klinton, mesazh urimi Haxhinastos për festën e Bajramit

Me rastin e festës së Fiter Bajramit, Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton i ka dërguar një letër urimi, ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinastos. Në letrën e saj, Klinton u uron gjithë myslimanëve shqiptarë festën e Bajramit, që ta kalojnë në paqe dhe të gëzuar.
“Ky është një rast për të festuar, ku myslimanët bashkohen për të reflektuar vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe komunitetit”, thotë zonja Klinton në mesazhin e saj, duke shtuar se vlerëson punën e madhe të myslimanëve në çdo cep të globit, përfshi brezin e ri, të cilët janë të përkushtuar për të forcuar komunitetet ku ata jetojnë përmes arsimit, biznesit dhe zhvillimit.
Festa e Bajramit të Madh, do të kremtohet nesër, në përfundim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.